BOTA, 25 Mars 2022, 23:21

BE dështon të gjejë një zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë dhe karburanteve

BE dështon të gjejë një zgjidhje për rritjen e

Liderët e Bashkimit Evropian nuk arritën një marrëveshje të përbashkët midis tyre për të gjetur konsensusin për t’i dhënë një zgjidhje kostos në rritje të energjisë që u përkeqësua nga pushtimi rus i Ukrainës.

Ata ofruan një kompromis për Spanjën, ku çmimet e karburantit kanë çuar në bllokimin e kamionëve.

Në debatin intensiv të zhvilluar mes liderëve të BE-së nëse duhet të kufizohen çmimet e energjisë, ka vendosur përballë vende si Gjermania dhe Holanda.

Kjo bëri që të shtyhej dita e dytë e samitit të BE-së në mbrëmje, me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në një moment që doli nga salla e takimeve, raporton Reuters. Gjithashtu liderët lanë një sërë çështjesh të pazgjidhura.