TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adoleshenti Kenny Laynez-Ambrosio, 18 vjec, shtetas amerikan, po udhëtonte me nënën dhe dy miq në North Palm Beach, kur u ndaluan nga policia rrugore e Floridës.
Kontolla rutinore u kthye në një arrestim të dhunshëm, të cilin ai e regjistroi fshehurazi me celular. Pasi policia kërkoi dokumentet e të gjithëve dhe thirri përforcime, mbërritën agjentë të patrullës kufitare që përdorën elektroshok dhe kapje mbytëse ndaj pasagjerëve – dy prej të cilëve pa dokumente.
Kenny thotë se nuk planifikonte të filmonte, por filloi kur pa që situata po përkeqësohej. Njëri nga oficerët hapi derën dhe kapi për fyti mikun e tij, që nuk fliste anglisht dhe nuk kundërshtoi. Ai vetë nuk kishte frikë për veten, por për shokët. Pavarësisht se u tha oficerëve që është shtetas amerikan, edhe ai u shtrirë në tokë dhe u kërcënua me elektroshok. U arrestua dhe mbajtur për 6 orë. Një nga agjentët i tha se “këtu nuk ke asnjë të drejtë. Ti je ‘migo’.” Në video dëgjohen oficerët duke bërë shaka me arrestimin dhe duke përmendur një bonus prej 30 mijë dollarësh.
Teenage US citizen, Kenny Laynez-Ambrosio, told “You’ve got no rights”. pic.twitter.com/20HdjyrHYh
— SharonBC,Canada (@SharonBurnabyBC) July 26, 2025
Laynez-Ambrosio u akuzua për pengim pa dhunë dhe u dënua me punë vullnetare e kurs zemërimi. Ai pretendon se në paraburgim e kërcënuan që të fshinte videon, por nuk pranoi. Dy miqtë e tij u dërguan në një qendër emigracioni dhe tani presin gjyqin. Sipas një prifti që ndihmon familjen, incidenti ka thelluar mosbesimin mes komunitetit emigrant dhe policisë. Kenny shpreson që videoja e tij do të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjësimit për trajtimin e emigrantëve. “Nuk duhej të ndodhte kështu. Ata janë njerëz të mirë që thjesht kërkojnë të punojnë ndershmërisht,” tha ai.