TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi të premten se administrata e tij po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve dytësore ndaj Rusisë, në kuadër të luftës në Ukrainë.
“Është e mundur që të detyrohemi të vendosim sanksione dytësore kundër Rusisë,” u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pak para se të nisej për një vizitë në Skoci.
Në një takim të mëparshëm këtë muaj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump kishte paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa 100% ndaj vendeve që vazhdojnë tregtinë me Rusinë, nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.
“Do të vendosim tarifa të dytësore nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh. Është shumë e thjeshtë,” tha Trump nga Zyra Ovale, me Rutte në krah. “Dhe ato do të jenë 100%.”