TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në muajt e fundit, Roman Abramoviç është bërë një qytetar i plotë i BE-së. Pasaniku rus në fakt ka marrë një pasaportë portugeze. Këtë e ka bërë të ditur portali "East Journal", i cili saktësoi sesi pronari i Çelsit ka shfrytëzuar një ligj që është në fuqi në Portugali që nga viti 2015 dhe i cili iu ofron shtetësi hebrenjve të dëbuar nga Gadishulli Iberik gjatë inkuizicionit.
Një lloj kompensimi për dëmin e bërë në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe të cilin Abramoviç vendosi ta shfrytëzonte, duke dëshmuar se ishte pasardhës i hebrenjve sefardikë portugez, nëpërmjet një certifikate të lëshuar nga Komuniteti Hebre i Portos.
Ky komunitet vendosi të hapte një hetim, duke marrë parasysh se mbiemri Abramoviç është i përhapur në mesin e hebrenjve Ashkenazi, domethënë të atyre në Evropën Qendrore-Lindore, pra jo për sefardikët spanjollo-portugezë.