BOTA, 4 Shkurt 2022, 16:23

Atentat në derë të shtëpisë reperit të njohur amerikan, ndërron jetë 22-vjeçari

Atentat në derë të shtëpisë reperit të njohur

Është qëlluar për vdekje reperi 22-vjeçar amerikan, TDott Woo. Sipas policisë, i riu është qëlluar jashtë shtëpisë së tij në Brooklyn dhe ka marrë plagë në kokë dhe gjunjë.

Reperi u transportua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Spitalore, ku u konstatua i vdekur.

22-vjeçari ishte mik me reperin e njohur Pop Smoke, i cili gjithashtu ndërroi jetë si pasojë e një sulmi me armë më 19 shkurt 2020.

Mediat britanike raportojnë se Dobson u vra disa orë pasi nënshkroi një marrëveshje me “Million Dollar Records”, e cila u bë publike nga një postim që bëri në Instagram, shtëpia diskografike.

Shtëpia diskografike konfirmoi edhe vdekjen e Dobson duke ndarë homazhe për të në faqen zyrtare në Instagram, së bashku me fotot e reperit.

“Është një nder të mbetem miku juaj deri në momentet e tua të fundit. Kujtimet e juaja do të mbeten gjithmonë me ne, pavarësisht se ku shkojmë dhe çfarë bëjmë. U prehsh në paqe. #LongLiveTdott. Vetëm dije se trashëgimia e jote do të jetojë gjithmonë, nga e qeshura e jote deri te kërcimi që bëjnë të gjithë në mbarë botën”, thuhet në mesazh.