TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëri e Bashkuar - Kryeministri britanik, Boris Johnson, ndodhet në pozita mjaft të vështira. Downing Street është pllakosur nga kaosi. Që nga hetimi policor për festat gjatë pandemisë, deri te rritja e çmimeve, kryeministri e sheh veten në vështirësi serioze.
Një seri dorëheqjesh e kanë "shkundur" Downing Street përgjatë dy ditëve. Pesë këshilltarë të lartë dhe punonjës janë larguar, duke filluar nga shefi i kabinetit, ai i komunikimit, deri te shefja e politikave, Munira Mirza, e cila njihej si "truri i Borisit".
Ndërkohë që zhvillohet "lufta" politike, britanikët po përballen me rritje të çmimit të energjisë, rritje taksash dhe rritje të inflacionit. Banka e Anglisë rriti normën e interesit nga 0.25% në 0.5% përqindje, me argumentin se çmimet pritet të rritet më shpejtë sesa pagat.
Policia vijon të hetojë festat që janë zhvilluar në Downing Street gjatë periudhës së mbylljes nga pandemia, ndërkohë që raporti i Sue Gray, ka gjetur “dështime në lidership dhe në gjykim” në kabinet dhe në Downing Street.
Një anketë e YouGov, tregon se 63% e britanikëve duan largimin e kryeministrit nga detyra.