BOTA, 3 Shkurt 2022, 23:43

“Situata më e vështirë se kurrë” – Kim Jong Un pranon krizën ushqimore: Ajo që nevojitet urgjentisht është…

“Situata më e vështirë se kurrë” – Kim

Në një dokumentar që u publikua në median shtetërore të Koresë së Veriut, lideri suprem i këtij shteti Kim Jong Un pranoi se në vend po ndodh një “krizë ushqimore”.

Filmi dy-orësh, i quajtur “Viti i Madh i Fitores 2021”, tregon presidentin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un duke diskutuar për mungesën e ushqimit, një pranim i pazakontë nga udhëheqësi, raporton Washington Post.

“Ajo që nevojitet urgjentisht për të stabilizuar jetesën e njerëzve është të lehtësohet tensioni i krijuar nga furnizimi me ushqime”, ka thënë Kim Jong Un në filmin që u transmetua të martën.

Kim shkoi aq larg duke e quajtur situatën një “krizë ushqimore”, ndërsa ndër të tjera thuhet se “situata e vendit është më e vështirë se kurrë”.

Situata e ushqimit në Korenë e Veriut u përkeqësua gjatë pandemisë për shkak të mbylljes së rreptë dhe të zgjatur të kufirit të vendit për të luftuar virusin.