BOTA, 26 Prill 2025, 20:29

Atentati me bombë ndaj gjeneralit rus, arrestohet një i dyshuar. Rusia akuzon Ukrainën

Atentati me bombë ndaj gjeneralit rus, arrestohet një i dyshuar. Rusia

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur arrestimin e një personi të dyshuar si "agjent i shërbimeve speciale ukrainase", në lidhje me shpërthimin e një makine që i mori jetën gjeneralit rus Yaroslav Moskalik të premten.

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) publikoi pamje nga momenti i arrestimit, ku pretendohet se i ndaluari kishte blerë automjetin që më pas shpërtheu në Balashikha, pranë Moskës.

Sipas FSB-së, i arrestuari akuzohet për vendosjen e bombës në mjet, ndërsa agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se shpërthimi është komanduar në distancë nga territori i Ukrainës.