TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trazira u krijuan të shtunën pasdite (11 tetor) në tregun e qytetit të Giessen në Gjermani, kur një person i panjohur hapi zjarr në një agjenci bastesh sportive, pranë sheshit qendror, duke plagosur të paktën tre persona.
Siç raportohet nga mediat gjermane, policia ka bllokuar hyrjen në shesh.
Motivet e sulmit mbeten të panjohura, si dhe numri i saktë i të plagosurve dhe shkalla e lëndimeve të tyre.
Sipas “Bild”, policia pretendon se ka tre persona të plagosur, ndërsa zëdhënësja e policisë deklaroi:
“Nuk ka vdekje. Për momentin nuk mund të jap informacion në lidhje me shkallën e lëndimeve”.
Autori i krimit u arratis, ndërsa arma e përdorur thuhet se ishte një revolver ose pistoletë.
Një forcë e fortë policore ndodhet në vendngjarje.
I dyshuari për të shtënat është ende në arrati. Zëdhënësi i policisë tha: “Jemi në vendngjarje me një numër të madh oficerësh”.