BOTA, 14 Qershor 2018, 10:42

Bosi britanik i drogës jetonte me emër të rremë, publikohet momenti i arrestimit

Bosi britanik i drogës jetonte me emër të rremë, publikohet

Policia e Lituanisë ka arrestuar bosin e drogës i cili ka jetuar një jetë “fantazmë" për shtatë vitet e fundit.

Britaniku James Mulvey ndryshe i njohur i “pakapshmi” është arrestuar në një hotel, duke përdorur një emër të rremë. 42-vjeçari, me origjinë nga Solihull në Birmingham, jetoi një jetë luksoze me makina sportive dhe ora të modës së fundit, ndërsa jetonte në arrati dhe derisa fitonte rreth £ 75,000 në javë. Kurse, tabloidi britanik “The sun”, ka publikuar momentin e arrestimit të James Mulvey i cili nga droga ka fituar 40 milionë £.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/bosi-i-droges-britanike-jetonte-me-emer-te-rreme-publikohet-momenti-i-arrestimit-547879/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright