BOTA, 11 Qershor 2018, 12:45

VIDEO/ Takimi me Trump, truprojat e Kim Jong-un serish duke vrapuar

Sërish truprojat e Kim Jong-un, morën vëmendjen e të gjithëve, para takimit të shumëpritur me presidentin amerikan Donald Trump.

Të veshur me kostume të zeza, ata shihen duke vrapuar pas limuzinës së liderit koreanoverior në aeroportin Changi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Kim është duke qëndruar në hotelin Regis, ndërsa ka tre linja truprojash që e rrethojnë atë.

Raportohet se Kim ka përdorur një metodë të pazakontë gjatë udhëtimit në Singapor, për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm gjatë samitit.

Dy aeroplanë ishin nisur për në destinacion me qëllim të shpërqendrimit të personave të mundshëm, që mund të jenë duke përgatitur ndonjë sulm eventual ndaj tij.

Truprojat që vrapojnë në anë të limuzinës dhe ata që ecin pranë tij formojnë një rresht rreth Kim Jong-un, të përzgjedhur nga Ushtria e Koresë së Veriut.

Kriteret për përzgjedhje përfshijnë gjatësinë, pasi ata duhet të jenë përafërsisht në të njëjtën gjatësi si udhëheqësi suprem dhe nuk duhet të kenë probleme me shikimin.

Ata duhet të demonstrojnë arritje të caktuara si edhe aftësi të tilla si gjuajtja me armë dhe artet marciale.

Së fundi, një truprojë i nënshtrohet një hetimi rigoroz të familjes, duke shkuar prapa dy breza.

Sapo të pranohen të bëhen truprojë (refuzimi i kësaj pune nuk është me të vërtetë një opsion), ata i nënshtrohen një programi intensiv të trajnimit.

Truprojat trajnohen në një mënyrë të ngjashme me Forcat Speciale Operacionale.

Kjo përfshin trajnimin në përdorimin e pistoletave, teknikat e evazionit dhe një shumëllojshmëri të arteve marciale.

Ata i nënshtrohen sfidave fizike të durimit, sjelljes dhe stërvitjeve fizikisht të rrepta.

Në shenjë të pushtetit të tyre, ata janë disa nga qytetarët e vetëm të Koresë së Veriut që lejohen të mbajnë armë zjarri pranë udhëheqësit të vendit të tyre, zakonisht një pistoletë gjysmë automatike dhe një armë rezervë.