AKTUALITET, 10 Korrik 2020, 12:04

“Mos kujtoni se virusi ka ikur”, mjeku me koronavirus apel qytetarëve: Ai është mes nesh

“Mos kujtoni se virusi ka ikur”, mjeku me koronavirus apel


Mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi, një prej bluzave të bardha të konfirmuar pozitivë me koronavirus, i ka bërë apel të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm për prezencën e virusit mes nesh.

Ai tha se njerëzit nuk duhet të mendojnë se Covid-19 ka ikur, por duhet të ruajnë distancën edhe në kafene kur ulen të bisedojnë me njëri-tjetrin.

“Njerëzit të mos kujtojnë se Covid ka ikur, se ai nuk është mes nesh, ai është mes nesh. E gjejmë kudo.

Sidomos në këto kafet ku ulen, bisedojnë. Të kenë kujdes dhe të ruajnë distancimin”, u shpreh Ibrahimi për Abc News