TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kronikë e rikthimit në seli dhe pikëllimit që më shkaktoi Mamica.
1) Hapi i dytë
Gjithçka dje për mua nisi nga fillimi.
Asgjë nuk ishte si më parë. Magjia e iluzioneve u këput si ushkur i vjetërsuar brenavekësh. Cullak mbrëmë përballë realitetit. Guri i zi i Sizifit u rrokullis prapë mbi mua.
Pas asaj simbolikes, shkuam në mbledhje avash avash drejt selisë. Lajmi se vetë zonja Garo do na priste me kafe e kumel bëri të veten. Jermi i konfliktit të gjatë duhej lyer me pak ëmbëlsi.
Nuk qe ashtu. Një persherimë e idhet si bryma u përhap aty këtu në shenjë proteste.
Na u premtua që pas betejës do shfaqej për saluto.
Unë dhe Lideri në perspektivë Gazi shkuam si Luku me Tukun të menduar. Pas nesh Sajme Korreshi e Lefko Geshtenja si Coli e Loli plot hare.
Ankthi i paemer mori fund kur mbërriti Kryzevendes Lideri Muli mbështjellë me një tis enigme e misteri siç ja lyp koha.
Na ngjatetoi një nga një dhe më pas na frymëzoi per qëndresë. Mondi rënkoi nga kënaqësia. Xhela u shkrydh nga befasia. Dhurata Çupi bashkë me syzet ka katër sy dhe sheh kudo qime në përpeq.
Oerdi është bërë pak më ezmer se zakonisht kohet e fundit. Albana pothuaj më e dashur aq sa më propozoi si udhëheqës të rebelimit të djeshëm.
E gatshme që nën urdhrat e mia të shkonim drejt sublimes e esfelit. Më mallëngjeu. Tanimë me ka xhan. Ç’ do mendojë Jorushi?!
Pafajësia e saj me ç’armatosi dhe ju gjegja si i zënë në faj “po unë moj bekime nuk di të jap urdhra e as të marr”. Mangësitë me stolisin.
Do zhgënjehet shumë partia prej meje në këtë drejtim , u vrenjta.
Nuk ishte as Salianji ai që çdo të mire i gjen një të keqe e çdo të keqeje një të mirë. Virani kushedi ku nomatis proçka!
U armatosem me besimin në fitore e armë të tjera. Vrapuam
drejt luftës. Tritani mbante një obiçe ne krah. Ludoviku i tha te gjejmë një mushkë po nuk
pranoi se nga përvoja e di që ajo që duket ka vlerë në politike.
2) Interpelanca Muço -Arbi -Mamica ! Blinken si intermexo.
Hymë në sallë. Gratë u bënë krenaria jonë. Na zbardhen faqen. Ina me një dorë filmonte me tjetren mbante një pankartë. Kundër regjimit me gojë buçiste.
Njeriu orkestër do ja kishte zili.
Mamica krejt nektarin e nurin e Qeverisë mbi supe si velenxe mbante. E zymtë sikur kishte fjetur brenda një ëndrre me djaj, izmin e Babos mori për të bërë interpelancë me Muçon.
Në oborr Muço zymbyli e quajti Blinkenin koleg duke harruar kolegun Lavrov që e sponsorizoi në ditë të keqe (do shenonte qoftëlargu Salianj).
Ndërsa erdhen bilbilat në lëmë nën zë flitej se Blinken sapo Babo po i ziente kafen e qeramit i qenkësh hakërryer, si na e bëtë këtë?
Babua ishte hutuar. Ç’kam bërë Padishah ? Sekretar i vendit të madh ankuar ishte .
Arber Agallia prej tre muajsh nuk po e mbron më Amerikën e as vetë atë nga rreziqet qe po i kanosen . Ai udhën ka marrë per ta darovitur këtë punë i trazuar.
Babo e qetësoi duke i rrëfyer angazhimin me porosi të tij në një interpelancë në emër të sojliut Muço . Por do ju mbrojë se shpejti.
Bana, Arberin e gjorë e dëboi nga foltorja duke i thënë “do të kopanis po u afrove “. Elda Hoti si tarzan u hodh dhe kartën i mori me skermitje -“fole?!….ta nduka mjekren zullap”. Pikerisht ajo Elda me pamje engjellore ta shtryll gjakun nga vetulla qerratesha.
3) Ndezullia e Tezes dhe retrospektive mbi asamblenë
Tezja ishte veshur si Zelenski. Si një sorkalle e pa ngarkuar motesh vraponte e shpenguar. Fjalimin në Asamble e kishte lexuar me delegim. Lajtmotivin “nga fitorja në fitorje” perçoi. Dje, Beles e cila partinë e ndjen në deje, i çoi një kafe të pjekur në zjarr jugu nën shikimin e vagelluar të Ogit e cila buzëqesh gjithnjë e më pak për fatin e njeriut. Filxhanin e mori sapo rrufitja u krye. Do zihet me Nikoqirin kush e terezit më safi, se Ulsiu nuk mërzitet mjaft që kafja të bjerë rehat në mide.
Toni me qortoi për cinizmin tim ndaj Hyut. Nuk e kuptova cilit prej Zotave i referohej se mua me psalmet e Babos me zë i ngrati gjumë.
Kosta i Gramozit dhe Lindites duke kafshuar gishtat nynykaste per mua “qerratai i menduar/në Tabir nuk ka qetësi/me Fred Xhaferrë krah per krah/silloisur si ai/”
Ismet Beqiri dhe Bujari i Lushnjës shikonin njëri tjetrin me xhelozi profesionale rapsodesh.
Atyre u ishte besuar të shkruanin himnin e asamblesë. Njeri do fitojë.
Ismeti ishte përqendruar tek dy shkuarjet në banjo të shokut Gramoz ndersa Bujari tek qëndresa pa lëvizur gjashtë orë e Namikut.
Ndërsa për atë pesë minuteshe të Babos në yzyrhane u caktua një grup pune me Bafton, Damon dhe Braçen për të kuptuar kush janë liberalet e konservatoret kush.
Gjatë mungesës së tij rëndi dhe qetësia i qenë besuar Klosit te cilin salla e respektoi me muhabet.
Fjalimin e Dilos ministrja e re e qoshes që ënde si dihet emri po e konspektonte si shtysë për sukses.
Babua ëndërron që të gjithë një ditë të flasin si njeriu i mirë Dilo, me atë gëzim, besim e dliresi. Gonxhe ka filluar ta bëjë. Çuçi po studion fort. Shalsi besohet se e arrin.
Laerti ënde se ka kapur atë persosje. Ben Pllumi po ecën mire. Etilda ju korigjon gabimet. Ajo është pasqyra ku shihen. Bora me hodhi një shikim të mëshirshëm.
4) Enigma e Jorushit , pritja per zonjën Garo dhe kthimi i luftëtarëve në kërkim të dermanit.
Jorushi i Tabakeve nuk dihet ku ishte a për të na lënë vetëm apo per të manifestuar vetminë e saj noprane kush e di?!
Ajo diku larg mendon mos e do çojmë si Ifgjininë në Aulidë.
Tek mbaja mbi supe Luan Baçin të plagosur nga hasmi u kthyem në oborr të selisë.
Drobitur nga plaget e keputur nga lodhja u shtrimë nën lisa e qeparisa.
Zonja Garo zbriti si nga qielli, vuri melhem aty ketu. Helidon Bushatit i duhej një kusi plot. Bledion Nallbati lypte veç një buzqeshje se barnat duhen kursyer,vikati mos u bëni qaramanë. Tek qemtoja monë e shkuar atij trazimi zonja Kalaja kaloi pranë e na tha “ah çamarrokë çamarrokë mjaft hodhet vickla, jo keshtu jo ashtu-gjepura, gjepura, por në vathen e Doktorit erdhet por ja bëtë zemren mal ama”.
Lideri ne perspektive Gazi duartrokiti e tha ” e verteta na bën të lirë, ne ishim rober të paqartësisë, mendojmë njesoj”. Zonja Kalaja i tha të kam falur, hallall dhe e përqafoi si evlat.
Me një zhgun të erret , lidhur me konop, si të Marin Barletit silueta e Alfred Leles tek shkruante “Pd e rrethueme” na mbante në mbikqyrje.
Tek kronika mbyllet ndanë mejhanes ku jam ulur me një celular në dorë po kalon Mimi di Puccini se jetojmë të dy në një lagje por shihemi rrallë o sa rrallë edhe pse pikat mbi qelq vinë verdallë.
Ajo i jep leje ditës të behet natë dhe kesaj të fundit të sherojë plaget e dites, të pikellimeve e melankolive që shkaktoi mos mbajtja e interpelances me Mamicen. Na kishte marrë ai zuzar mall që ti ndjenim zënë atë sokellimë që bën terbiet të madh e të vogel.