AKTUALITET, 8 September 2026, 19:43

Bllokohet përkohësisht kalimi në aksin Levan-Fier, shkak pishat e dëmtuara nga zjarri

Bllokohet përkohësisht kalimi në aksin Levan-Fier, shkak pishat e

Prej rreth gjysmë ore, aksi rrugor Levan-Fier vijon të jetë i bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

Shkak është bërë një pishë e dëmtuar nga zjarri, e cila është rrëzuar në rrugë duke bllokuar kalimin e automjeteve.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikës për prerjen e trungut dhe hapjen e rrugës, si dhe Policia Rrugore.