TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është arrestuar në Fier 45-vjeçari i dyshuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhymë të Lushnjës, Florjan Dalladaku.
45-vjeçari dyshohet se ka goditur me sqepar nënën e tij, shtetasen me iniciale F. D., 80 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Po ashtu, ai ka plagosur rëndë babanë e tij, H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, 45-vjeçari ishte larguar nga banesa dhe shërbimet e Policisë kishin nisur kontrollet për lokalizimin e tij.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është kapur nga shërbimet e Policisë në Fier.
45-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes së rëndë.