BALLKAN, 17 August 2026, 09:32

Bllokimi i institucioneve/ Kriza politike në Kosovë, PDK i bllokon sërish derën Kurtit para qeverisë: Është uzurpator

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bllokuar sërsh hyrjen e ndërtesës së Qeverisë edhe këtë të hënë, duke theksuar nuk do lejojnë hyrjen e kryeministrit Albin Kurti në ndërtesë pasi është uzurpator.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në një konferencë për media u shpreh se Kurti, ka uzurpuar pozitën e kryeministrit, bashkë me ministrat e tij.

“Kurti duhet ta kuptojë që në vend që ta sabotojë Kuvendin, të vijë aty dhe të krijojë mundësinë për ta konstatuar Kuvendin dhe ai është puna parësor që duhet të bëjë si fitues I zgjedhjeve. Ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve. Për të tepër ai sot qëndron si uzurpator. Ai nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës, partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo.

Kuvendi nuk e ka përmbyllur konstituimin e nisur më 6 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike. Afati për përmbylljen e konstituimit përfundoi më 7 gusht, bazuar në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit 2025.

 
Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar që konstituimi i Kuvendit të mos vonojë, duke argumentuar se obligimi kushtetues vazhdon të jetë në fuqi edhe pas skadimit të afatit 30-ditor.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e vetmja e cila ka pranuar të bisedojë me LVV-në për një marrëveshje eventuale, ka kërkuar respektimin e afateve kushtetuese. Po ashtu edhe Aleanca ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive, duke fajësuar LVV-në për bllokim.