TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i viktimave ka pësuar rënie në Spanjë, ndryshe nga ai i rasteve të infeksionit, që ka pasuar rritje, ndonëse të lehtë.
Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën 138 persona, 79 humbje më pak se ditën e djeshme. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 27,459.
Ndërsa numri i rasteve të infeksionit që janë konstatuar në 24 orët e fundit llogaritet në 1721, 170 raste më shumë se ditën e djeshme, duke e çuar numrin total të infeksioneve 274,367.
Fatmirësisht numri i personave që dita-ditës po fitojnë betejën me koronavirusin llogaritet 188,967.
