TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë mbledhjes së stome, njoftoi se nuk do të ketë ndryshim masash për dy javët në vazhdim.
Pra, ora policore do të vijojë të nisë nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Gjithashtu, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 vetë dhe në 30 % të kapaciteteve të ambienteve sportive apo kulturore. Mbeten në fuqi masat në hyrjet e daljet nga vendi.
“Nga prezantimet që u pa, situata mbetet relativisht e qëndrueshme. komiteti mendon që të mos ketë ndryshim të masave.
Edhe për dy javë ora policore do të mbetet ajo që kemi rekomanduar.
Do të ketë përdorim të masave aty ku kemi rekomanduar, në qendrat tregtare etj.
Nuk do të ketë grumbullimi i njerëzve më shumë se 50 veta, por në aktivitetet sportive do të realizohen në kapacitete jo më shumë se 30% të këtyre ambienteve.
Do të vazhdojë njësoj rregulli i hyrjes së qytetarëve të huaj dhe shqiptarë, do të kërkohet prova e vaksinimit”, tha Rakacolli.