AKTUALITET, 22 Shtator 2021, 12:43

Skënder Brataj: Nuk ka rritje të rasteve me koronavirus por ulje të indikatorëve

Skënder Brataj: Nuk ka rritje të rasteve me koronavirus por ulje

Kreu i Urgjencave Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se prej një jave ka një ulje të lehtë të indikatorëve të infektimeve me COVID-19 në vendin tonë.

Brataj nga konferenca e Komitetit të Ekspertëve Teknik tha se situata është në kontroll.

“Nuk ka rritje, por ulje të lehtë të indikatorëve. Edhe në qendrën e Urgjencës nëse ishim 470 vizita, sot jemi 390-400.

Nëse në datën 19 shtator vitin e kaluar, kishim 178 pacientë në spitale, sot 216 të shtruar.

Çfarë ka treguar deri tani situata?

Mbrojtja nga format e rënda është shumë e mirë dhe është rritur trajtimi në banesë dhe ulja e rasteve të humbjeve. Midis këshillimit, që sot qytetarët kanë më shumë besim, e ndjekin sëmundjen në shtëpi. Për rastet që kanë nevojë shërbehen në banesë. Situata është në kontroll,” shpjegoi Brataj.