TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mustafa Nano, ka komentuar ligjin e dekriminalizimit, në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV.
Nano ka deklaruar se dekriminalizimi në vetëvete është "një grackë" dhe se problemi nuk janë kriminelët me një peshë në politikë, por persona që nuk kanë probleme ligjore dhe kanë në dorë vendimarrje.
"Unë këtë histerinë e dekriminalizimit nuk e kam bërë dot timen, nuk e kam parë si shqetësim faktin që ka kriminelë që kanë një lloj peshe në jetën politike. Shoh problem, ata që janë legal dhe kanë në dorë vendimarrje. Njerëz që kanë provokuar luftë në 97, kanë korruptuar shoqërinë.
Kjo e dekriminalizimit është një grackë, që e kanë futur këta njerëz.
Këta kanë shpikur ligjin e dekriminalizimit dhe kemi 2-3 vjet që merremi me ligjin e dekriminalizimit.
Unë kam problem gangot, që nuk kanë probleme ligjore, por futen vetëm për interesa, klasa politike mbështetet vetëm tek këta", deklaroi Nano.
/TPZ.al/