TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala, ka denoncuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, një rast flagrant të shkeljes së ligjit nga Policia e Shtetit.
Gazetarja deklaroi se gjatë pandemisë, ka filmuar një parcelë me kanabis, por nuk e ka transmetuar pamjet, në mënyrë që të vepronte policia. Por policia nuk ka vepruar dhe gazetarja ka marrë informacion, se grupi kriminal e ka "korrur" kanabisin pa asnjë problem.
"Nisur nga fakte dhe prova konkrete. Kam qenë vetë në parcelën e hashashit, e kam filmuar në mesin e pandemisë. Parcela që e kam filmuar dhe nuk e nxorra se prisja reagimin e policisë. E di çfare ndodhi? U korr për qejfin e trafikantëve, nuk e shkatërroi policia. Përse? Për shkak të lidhjeve, policia është e kapur", deklaroi Lala.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/03/18/bandat-ne-zgjedhje-klodiana-lala-tregon-cilat-jane-vatrat-e-nxehta-dhe-grupet-kriminale-pas-kandidateve/