TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompozitori Shpëtim Saraçi ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja pasi jeta iu rrezikua seriozisht nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në Plazhin e Hamallajt.
Ka qenë një nga vrojtuesit e plazhit, Ismet Keta, i cili ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës.
Rasti është publikuar fillimisht nga skuadra e vrojtuesve të plazhit, personazhi misterioz është në fakt kompozitori shumë i dashur për publikun, Shpëtim Saraçi.
POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:
Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone.
Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.
Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme…
Me bayëatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rrezikuari ishte ne gjendje kritike per jeten.
Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit.
Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape .
