AKTUALITET, 19 Gusht 2021, 12:50

Situata alarmante nga zjarret në Greqi dhe Francë, flakët “djegin” zonën turistike të Saint-Tropez

Situata alarmante nga zjarret në Greqi dhe Francë, flakët

Prej afro një muaji tashmë Greqia është e përfshirë nga flakët, ku nuk janë kursyer as zonat turistike.

Vilia një fshat në periferi të Athinës po përballet për ditën e katërt me zjarre të shumta të cilat po i afrohen zonave të banueshme.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa 7 helikopterë po punojnë nga ajri për të normalizuar situatën.

Ndërkohë në Francë dy persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë shpërthyer në zonën turistike Saint-Tropez.

Zjarri bëri që rreth 7,000 qytetarë të largohen nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve ishin turistë të vendosur në kampe, në zonën bregdetare.

22 persona kanë mbetur të plagosur , ndërsa shërbimet zjarrfikëse po luftojnë për të vene nën kontroll flaket.