AKTUALITET, 27 Dhjetor 2019, 22:21

Beteja për Teatrin Kombëtar, Neritan Liçaj i ashpër ndaj Veliajt: Lali ta mbyllë gojën, është ilegjitim

Beteja për Teatrin Kombëtar, Neritan Liçaj i ashpër ndaj

Aktori i njohur, Neritan Liçaj, e ka konsideruar një kryebashkiak ilegjitim Erion Veliajn duke thënë se nuk është produkt i zgjedhjeve. Ai tha se, kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës erdhi në pushtet me vota të nxjerra me dhunë.

Neritan Liçaj: “Lali nuk është legjitim. Duhet të ketë kujdes kur flet, sepse nuk është legjitim. Nuk është produkt i zgjedhjeve dhe në ato votime që i nxor me dhunë, nëntë mijë vota e di ai si i kishte të shkruajtura, se Lali harron që kemi informatorë dhe brenda Lalit. Kështu që Lali të mbyllë gojën sepse është ilegjitim me gjithë Këshillin e tij bashkiak.”

I ftuar në “Intervistën e Mbrëmjes” në RTV Ora, Liçaj tha se Veliaj e ka të humbur betejën për shembjen e Teatrit Kombëtar ndaj duhet të pranojë gabimin dhe të ulet në tryezë për të zgjidhur situatën.

Neritan Liçaj: “Ata betejën e kanë të humbur në çdo pikëpamje. Duke u nisur edhe nga faktori i brendshëm dhe nga faktori i jashtëm. Le të bëjë gam gam sa të dojë fiqshitësi me gjithë Këshillin Bashkiak. Nuk kanë për të nxjerrë gjë në dritë dhe këta e dinë. Sa të vazhdojnë t'i heqin pikë vetes duke bërë goren e lagjes, llaxhoren e lagjes mbrapa gardhit, do të ishte më mirë të thonin ne gabuam hajde ulemi në tryezë ta zgjidhim këtë gjë. Mirë po nuk janë aq politikanë dhe njerëzorë që ta pranojnë këtë gjë.”/OraNews