AKTUALITET, 27 Dhjetor 2019, 19:43

Video/ Ibrahimoviç vishet kuqezi, Milani zyrtarizon blerjen

Video/ Ibrahimoviç vishet kuqezi, Milani zyrtarizon blerjen
Zlatan Ibrahimoviç është zyrtarisht një lojtar i ri i Milanit. E ka komunikuar vetë klubi kuqezi, duke shuar përfundimisht të gjitha zërat që qarkullonin rreth kësaj çështjeje. Pas eksperiencës te Los Anxheles Galaksi në SHBA, ku shënoi 53 gola në 58 ndeshje, Ibra rikthehet të veshë fanellën kuqezi pasi e la kundër dëshirës në fund të sezonit 2011/12. Për suedezin 38-vjeçar është gati një kontratë 6-mujore me opsion rinovimi dhe për një sezon. “U ktheva te një klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe këtë qytet e adhuroj pa fund. Do të luftoj bashkë me shokët e skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e sezonit dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur objektivat tona”, tha 38-vjeçari.