TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas Tanjug, Obradoviç filloi të flasë në foltoren e Parlamentit, por asgjë nuk mund të dëgjohej në transmetim sepse mikrofoni ishte fikur. Anëtarët e mazhorancës në pushtet, Vladimir Marinkovic, Aleksandar Martinoviç dhe Ministri Aleksandar Vulin, iu përgjigjën asaj dhe u afruan Obradovic dhe Kostiç. Situata u përkeqësua gati në përleshje fizike midis tyre. Forcat e sigurisë u shfaqën gjithashtu në sallë, por kryeparlamentari Maja Gojkovic u kërkoi atyre që të mos reagojnë, ndërsa deputetëve u kërkoi që të ndalnin provokimet dhe të jenë të përmbajtur. Situata u qetësua pas disa minutash, deputetët u kthyen në karriget e tyre dhe Obradoviç dhe Kostiç u larguan nga salla, raporton N1. Më pas, në sallën e asamblesë, Obradoviç iu drejtua shtypit dhe tha se ishte një “performancë politike”, e zakonshme në praktikën parlamentare botërore, me qëllimin për të shprehur pakënaqësi ndaj vendimeve të Podgoricës dhe reagimit “të vakët” në Beograd ndaj atyre vendimeve.Za danas izdvajamo: pic.twitter.com/j6iktKbGZQ
— T@nja (@tanjajorda) December 27, 2019