TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë mësohet se janë ekzekutuar në Londër, më 19 dhjetor, në të njëjtën ditë.
Policia londineze ka bërë të mundur identifikimin e vetëm njërit prej tyre.
Ai është Arbri Fesko, 30 vjeç, nga Ura Vajgurore.
Ndërkohë që mbetet i paidentifikuar viktima e dytë.
Para disa ditësh, mediat britanike shkruan se, Besnik Berisha, 42 vjeç banues në Martock Gardens, Friern Barnet N11, u arrestua të hënën, më 23 dhjetor, dhe ndaj tij të mërkurën iu ngritën akuza për vrasjen e një 30-vjeçari në zonën Barnet Bypass, afër Scratchwood Park, më 19 dhjetor.
Ndaj tij rëndon edhe një akuzë e dytë për vrasjen e një 35-vjeçari, po më 19 dhjetor në zonën Hertfordshire Constabulary në rrugën Hogg Lane, Elstree.
Po, për këto vrasje është arrestuar edhe Kaziku Tuwisana, 31 vjeç, ndaj të cilit janë ngritur akuza për vrasje.