AKTUALITET, 11 Prill 2020, 10:35

Beteja me koronavirusin, Turqia merr masën tjetër: Izolim total 48-orësh në 31 qytete

Beteja me koronavirusin, Turqia merr masën tjetër: Izolim total


Turqia ka shpallur një izolim 48-orësh në 31 qytete të vendit në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, njoftoi ministria e Brendshme e këtij vendi.

Të gjithë banorët e Stambollit, Ankarasë dhe 29 qyteteve të tjera do të duhet të qëndrojnë në shtëpi, nga mesnata e së premtes deri pas mesnatës të së dielës, tha ministria.

Agjencia AP raporton se ndalimi u vendos për shkak të shqetësimeve, shumë njerëz mund të injorojnë udhëzimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpi.

Deri më tani në Turqi nuk janë vendosur masat e përgjithshme të izolimit, por personat mbi 65 vjeç dhe nën 20 vjeç janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.

Deri më tani, gjithsej 2.423 janë shëruar dhe liruar nga spitalet, tha dje ministri i Shëndetësisë së Turqisë.

Ai gjithashtu tha se 30.864 teste janë kryer dje, duke e çuar numrin përgjithshëm të testeve në 307.210.

Turqia aktualisht po kuron 1.667 pacientë në njësitë e kujdesit intensiv. Shkalla e vdekshmërisë në Turqi është 2,15 për qind, e 12-ta më midis vendeve me popullsi mbi 10 milionë banorë.