AKTUALITET, 13 Nëntor 2020, 23:03

Besart Kadia zbulon bisedat private me kryeministrin dhe nxjerr bllof "majtizmin" e Edi Ramës

Besart Kadia zbulon bisedat private me kryeministrin dhe nxjerr bllof


Zv. ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia, ka qenë i ftuar në emisionin e Arian Çanit, ku u përpoq të shpjegojë se përse e pranoi ftesën e Ramës për të shërbyer në qeverinë socialiste, kur dikur ka qenë i angazhuar me Partinë Demokratike.

Kadia zbuloi për publikun, se ka patur një bisedë private me Edi Ramës dhe se kryeministrit i kanë pëlqyer dhe ka respekt për idetë e tij.

Kam bërë një diskutim korrekt, më pëlqeu respekti që kishte për idetë e mia", deklaroi Kadia për kryeministrin.

Mirëpo Besart Kadia, njihet si një ekonomist me ide liberale, pro tregut të parregulluar, të cilat mund të konsiderohet edhe si ide esktremisht të djathta.

"Ne mendojmë se nuk na duhet shtet, por na duhet treg. Sepse tregu është i vetmi institucion njerëzor që mundëson zhvillimin e interesit personal të gjithsecilit prej nesh e për rrjedhojë është më afër natyrës së interesit publik", shprehet Kadia në një intervistë në vitin 2018.

Sigurisht, nuk është sekret, se në këto tetë vite qeverisje, Edi Rama ka zbatuar politika ekstremisht të djathta, duke favorizuar njerëzit më të pasur të vendit. Ai ka fuqizuar oligarkët, ka koncesionuar shërbime publike, madje ka harxhuar paratë publike edhe për shërbime fare të panveojshme si "Check up" (kjo nuk ka lidhje me ideologjinë por shpërdorimin e parave publike), u ka falur miliona më të pasurve të vendit duke i përgjysmuar tatimin mbi dividentin, etj, etj. Në këto tetë vite, të vetmit të penalizuar kanë qenë të varfërit dhe shtresa e mesme.

Megjithatë, Rama është munduar të mbajë një vello "majtizmi", të paktën me retorikën e tij, sepse fundja, ai është kryetari i Partisë Socialiste dhe kërkon votat e të majtëve. Ndaj, kur zv.ministri i ri i ekonomisë, deklaron se Rama "ka respekt" për idetë e tij, pra idetë ekstremisht të djathta, "majtizmi" i Ramës, edhe ai që kryeministri e "vesh" herë pas here ngaqë lind nevoja,  të bën për të qeshur, më shumë se kurrë më parë.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2020/11/13/kadia-tregon-pse-pranoi-ftesen-e-rames-do-te-integrojme-shqiperine-gati-te-behem-edhe-deputet-ramen-do-ta-mbeshtes/

https://www.tpz.al/2020/11/13/zv-ministri-besart-kadia-pika-ime-e-forte-flas-shume-mire-anglisht/