TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot, këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, mbush 31 vjeç.
Dhe ndër personat e para që e kanë uruar këngëtaren është mikesha e saj më e ngushtë Elvana Gjata.
Në llogarinë e saj në Instagram Elvana ka ka ndarë një performancë rrënqethëse të Besës, ndërsa krahas videos i shkruan fjalë zemre.
'Ky zë rrënqethës, unik, del nga një shpirt i madh! Gëzuar ditëlindjen, të këndoftë zemra gjithmonë! Të dua shumë!”- janë fjalët e këngëtares të cilat me siguri ia kanë bërë zemrën mal Besës.
Vajzat e ruajnë prej vitesh shoqërinë me njëra-tjetrën dhe në rrjete sociale nuk mungojnë herë pas here dedikime kaq speciale siç vetëm mikeshat e ngushta dinë të bëjnë me njëra-tjetrën.
