LIFESTYLE, 28 Maj 2020, 10:27

Del pasaporta e imunitetit ndaj koronavirusit, Estonia bëhet vendi i parë që e aplikon, ja si funksionon

Del pasaporta e imunitetit ndaj koronavirusit, Estonia bëhet vendi i

Pasaportat do t'u lejojnë qytetarëve që ta shpërndajnë statusin e tyre shëndetësor të koronavirusit me palë të treta, si përshembull punëdhënësit, restorantet etj. me vetëm një kod të përkohshëm QR në telefonin e tyre.

Estonia ka filluar të testojë një nga pasaportat e para të imunitetit dixhital për koronavirusin, në mënyrë që ekonomia të rivitalizohet.

Pasaportat do t’u lejojnë qytetarëve që ta shpërndajnë statusin e tyre shëndetësor të koronavirusit me palë të treta, si përshembull punëdhënësit, restorantet etj. me vetëm një kod të përkohshëm QR në telefonin e tyre.

“Pasaporta dixhitale e imunitetit synon të zvogëlojë frikën dhe të stimulojë shoqëritë në të gjithë globin që të rinisin të lëvizin dhe të vijojnë normalisht me jetën e tyre pas pandemisë,” tha Taavet Hinrikus, themeluesi i Transferëise dhe një anëtar i Back to Ëork, organizata joqeveritare që po merret me krijimin e pasaportës.

Ndërkohë që vende dhe biznese në të gjithë botën po nxitojnë të zhvillojnë kontrolle të ngjashme imuniteti për të shmangur një infektim të mundshëm.

Ndërkohë nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të mos jepen pasaporta të tilla personave të cilët janë rikuperuar nga koronavirusi, sepse nuk ka dëshmi se këto persona janë të mbrojtur nga një tjetër infektim.