LIFESTYLE, 28 Maj 2020, 18:26

Skandali i Agnesa Vuthaj me miliarderin indian, Isida Mollaymeri: Duan t’i bëjnë emrin pis (VIDEO)

Skandali i Agnesa Vuthaj me miliarderin indian, Isida Mollaymeri: Duan t’i


Në fillim të këtij viti në mediat rozë qarkulloi lajmi se ish-misi shqiptar Agnesa Vuthaj është në një lidhje me biznesmenin  indian i cili është shumë vite më i madh se ajo.

E teksa balerina e njohur, Isida Mollaymeri ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA ka folur për këtë çështje duke thënë se njerëzit vetëm kanë dashur t’i bëjnë keq Agnesës, është vetëm një keqdashje e personave të tjerë ndaj saj.

Ester Bylyku:Çfarë mendon për këtë skandalin kundrejt Agnesës? Mendoj se asnjë femër nuk meriton t’i keqpërdorin emrin në atë mënyrë.

Isida Mollaymeri: Mendoj që ne jemi të këqinjt e vetes. Në momentin që ti sheh dikë mirë, pse dëshiron t’i bësh keq?  Mendoj që është keqdashja e personave të tjerë. Agnesës nuk i kanë dal asnjëherë kështu gjërash, dhe kanë dashur t’i bëjnë emrin pis.

Për këtë skandal ka reaguar edhe vet Agnesa e cila deklaroi se do të merrte masa ligjore kunddrejt lajmeve false të mediave.

Agnesa Vuthaj u përfol nëmedia se ishte në një lidhje me miliarderin indian Chetan Snadesara, që është në kërkim për mashtrim, zëra të cilat vetë modelja i mohoi.