TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëna e Neymar, Nadine Goncalves tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur para pak kohësh njoftoi lidhjen me 23-vjeçari Tiago Ramos, me të cilin kishte 30 vite diferencë.
Megjithatë mediat braziliane raportuan se lidhja e tyre kishte marrë fund, pasi mamaja e Neymar kishte mësuar se partner i saj ishte biseksual.
Tiago dyshohej se takohej me kuzhinierin personal të Neymar, Mauro përpara se të fillonte një lidhje me Nadine.
Është raportuar gjithashtu se ai ishte përfshirë në një lidhje romantike me një aktor të famshëm brazilian dhe komik stand-up të quajtur Carlinhos Maia.
Tashmë thuhet se Nadine është rikthyer përsëri në krahët e Tiagos, që është gjashtë vite më i ri se Nejmar.
Nëna e yllit brazilian tashmë ka ndryshuar mendim dhe dëshiron të vazhdojë jetën me 23-vjeçarin, madje thuhet se i ka dhënë me qira edhe një banesë në Sao Paolo, në mënyrë që të jetë sa më afër tij dhe të shijojë jetën në krahët e tij.