LIFESTYLE, 28 Maj 2020, 11:59

“Do i nxirrja tapetet çdo tre ditë”, Xhensila Pere zbulon se është një nuse e mirë për shtëpi: Në karantinë isha bukuroshja e fjetur

“Do i nxirrja tapetet çdo tre ditë”, Xhensila Pere


Xhensila Pere është një ndër personazhet që ngjall gjithmonë debat për shkak të jetës së saj dhe qëndrimeve që ajo mban në jetë.

Teksa ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo, ish-banorja e Big Brother ka thënë se është tamam një nuse për shtëpi.

Teksa Bieta e ka pyetur nëse do i nxirrte tapetet një herë në tre ditë për të qenë nuse për shtëpi, Xhensila ka thënë se po do e bënte diçka të tillë.

“Në rast se jemi në shtëpi private, e bëjmë vetë ne femrat, nuk ka nevojë për t’u dukur nuse për shtëpi.

Tapeti duhet nxjerrë se sado fshesa ta pastrojë është më mirë ta shkundësh. Do i nxirrja tapetet çdo 3 ditë në rast se do i isha në shtëpi private,”- është shprehur Xhensila.

Por ajo ka thënë se gjatë javëve të para karantinës ishte në shtëpi tek prindërit prandaj është ndjerë si bukuroshja e fjetur duke shijuar ushqimet e mamit.

“Karantina ime ishte e ndarë në dy muaj, muajin e parë me familjen në Pogradec ndërsa një muaj me vëllain në Tiranë. Unë isha bukuroshja e fjetur, shijoja gatimet e mamit.

Nga një jetë shumë e angazhuar dhe ai ribashkimi, mami që thotë mos bëni asnjë gjë mjafton që jeni këtu. Kur u riktheva tek shtëpia ime në Tiranë një 10 të mirë sepse i bëra të gjitha vetë.”-tha Xhensila.