AKTUALITET, 8 Prill 2020, 16:58

“E quajti klloun” / Miliarderi kinez që kritikoi presidentin Xi Jinping për koronavirusin është nën hetim

“E quajti klloun” / Miliarderi kinez që kritikoi presidentin Xi

Ren Zhiqiang, një miliarder i njohur në Kinë kishte lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë kinezë, por sot ai po përballet me akuzat për kryerjen e “shkeljeve serioze” të ligjit dhe rregullave të Partisë Komuniste, pasi kritikoi sugjermin e Presidentin Xi Jinping rreth trajtimit të Covid-19.

Në deklaratë nuk jepen detaje të tjera, në lidhje me akuzat që janë hedhur kundër Ren, por 69-vjeçari kinez shpesh herë ka qenë i hapur në kritikat për politikën kineze, më tepër nga sa lejohet zakonisht në një shtet komunist si Kina.

Ren, ish-kryetar i një prone shtetërore, u zhduk në mes të marsit, sipas miqve të Ren, ky i fundit është zhdukur për t’u mbrojtur nga autoritetet. Zhdukja e tij erdhi pasi ai dyshohej se ka shkruar një ese mjaft kritike në fillim të marsit ku kritikonte përgjigjen e Xi për epideminë e koronavirusit.

“Unë nuk pashë një perandor që qëndronte atje për të ndihmuar vendin, por një klloun që insistoi të ishte një perandor.”- shkroi Ren.

Miliarderi vazhdoi të akuzojë Partinë Komuniste se vendos interesat e veta mbi sigurinë e popullit kinez, për të siguruar sundimin e saj.

“Pa një media që përfaqëson interesat e njerëzve duke publikuar faktet aktuale, jeta e njerëzve po shkatërrohet si nga virusi ashtu edhe nga sëmundja e sistemit.”- tha ai. Kjo nuk është hera e parë që Ren hyn në telashe me liderin komunist kinez, duke shprehur mendimin e tij./CNN