AKTUALITET, 8 Prill 2020, 15:56

Lajme të mira nga Maqedonia e Veriut, pesë pacientë me COVID lënë spitalin. Të infektuar në total 617

Lajme të mira nga Maqedonia e Veriut, pesë pacientë me COVID

Në një kohë kur numri i viktimave nga COVID ka shkuar në 27, pavarësisht këtyre humbjeve, lajme të mira vijnë nga Maqedonia e Veriut.

Mësohet se pesë pacientë janë shëruar pasi i janë nënshtruar testeve të tjera, ku tashmë kanë rezultuar negativë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa bëhet e ditur se ata kanë lënë spitalin.

Aktualisht numri i personave të shëruar nga koronavirusi është 35. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani ka gjithsej 617 persona të infektuar me COVID prej të cilëve 553 raste janë ende aktive.