AKTUALITET, 2 Qershor 2018, 10:32

VIDEO/ Kontrolle me radar në autostradën Tiranë-Durrës, policia “djeg” shoferin me 151 km/h

VIDEO/ Kontrolle me radar në autostradën Tiranë-Durrës,

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në autostradën Tiranë-Durrës, për të parandaluar aksidentet nga shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve.

Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar ata kanë kryer kontrolle me radar, siç duket edhe në videon e shpërndarë nga Policia e Shtetit ku shihet të kenë penalizuar një shofer që udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara, 151 km/h.