TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka komentuar vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që e shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata, duke e konsideruar të korruptuar.
E pyetur nëse edhe ajo ka një rol në këtë vendim, Kim tha se “nuk ka asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë Sekretari i Shtetit”.
Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj që do të bien në rrjetë, ajo iu përgjigj:
“Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare e NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë!
Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”. u shpreh Kim.