BALLKAN, 15 July 2026, 14:23

“Beogradi po kërcënon Prishtinën”, ministri i Brendshëm i Kosovës për deklaratën e rëndë të ministres serbe: E shpallëm non-grata, nuk do të lejohet as kalimi tranzit

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të një ministreje serbe, duke i cilësuar ato si kërcënim të hapur ndaj Kosovës.

Sveçla theksoi se zyrtares serbe i është ndaluar përgjithmonë hyrja në Kosovë dhe se vendi ka kapacitetin të mbrojë sovranitetin e tij.

“Nuk ishte një gjuhë e panjohur, por ashpërsia e gjithë fjalisë ishte pika e veçantë. Nuk është hera e parë që ne dëgjojmë të tilla deklarata. Jemi dëshmitarë të masakrave dhe dhunës që Serbia ka bërë ndaj shqiptarëve të Republikës së Kosovës. Nuk ishte befasi e madhe, por edhe siç kam deklaruar, s’është më Kosova e viteve ’90 apo 2000. Tani kemi një Kosovë sovrane, që kontrollon çdo cep të territorit të saj. Ka mundësinë dhe obligimin të marrë vendime të tilla, që një ministre e Serbisë të shpallet non grata përgjithmonë. I ndalohet qoftë edhe kalimi tranzit në Republikën e Kosovës.