AKTUALITET, 13 Korrik 2019, 10:02

Benzi përplaset me kamionin, pamje të frikshme nga aksidenti


Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Lushnjës. Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një kamion që transportonte bimë medicinale.

Përplasja ka qenë e fortë. Të dyja automjetet janë përmbysur, ndërsa pas goditjes me njëra-tjetrën kanë përfunduar në anë të rrugës ku janë përplasur.

Të dy drejtuesit e automjeteve, 34-vjeçari Dorin.L në automjetin Benz, dhe shoferi i kamionit kanë marrë plagë të rënda.

34-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, Benzi ka goditur nga pas kamionin.

Duke marrë parasysh pasojat e aksidentit, dyshohet që automjeti të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.