TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Mirditës ka arrestuar një 46-vjeçar për dhunë në familje. Shtetasi me iniciale A.Sh akuzohet se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjie ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte se do ta vriste.
"Ky shtetas në banesë në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve, e cila mbrëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak"-njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".