TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të udhëtojë për në Paris të shtunën për t’ju bashkuar festimeve të ditës kombëtare të Francës.
Ajo do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe me të ftuarit e tjerë në paradën tradicionale ushtarake që zhvillohet gjatë Ditës së Bastijës në bulevardin Champs-Elysees.
Tema kryesore e festimeve të këtij viti është bashkëpunimi europian. Presidenti i Francës ka ftuar në paradë forca nga Iniciativa Europiane për Ndërhyrje, një projekt i miratuar vitin e kaluar nga Franca, Gjermania dhe tetë vende të tjera të BE-së për të mundësuar një reagim të shpejtë ushtarak në rast krize.