TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit në Brescia të Italisë, ka konfirmuar dënimin me dy vjet burg për 27-vjeçarin nga Kosova, Gafurr Dibrani.
Lindur në Prishtinë në vitin 1992 dhe rezident prej vitesh në komunën e Fiesses në Itali së bashku me familjen, Dibrani i arrestua me 3 nëntor të 2016 me akuzën e “terrorizmit ndërkombëtar” dhe “përhapjes së propagandës xhihadiste”.
Për arsyet e vendimit të trupës gjykuese do të duhet të presim 70 ditë, ndërkohë që kosovari mbetet në burgun e Rebibbias, ku po mbahet që prej ekstradimit nga Kosova dy javë më parë.
27-vjeçari u dëbua nga Italia vetëm 15 ditë pas arrestimit pasi gjykata e Brescias në Itali kishte lëshuar urdhrin për lirimin e tij për mungesë të provave.
Avokati i tij, Marco Capra, përveçse kërkon lirimin ose së paku t’i japë klientit të tij pezullimin e dënimit, ka aplikuar për një masë alternative në burg.
