AKTUALITET, 15 Gusht 2020, 20:07

COVID-19/ Rriten sërish infeksionet, ja sa humbën jetën në Itali

Për të disatën ditë me radhë vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 629 raste të reja, por fatmirësisht vetëm katër persona humbën jetën.

Gjithsesi numri i rasteve vijon të jetë më i larti që nga muaji qershor dhe gati 60 më shumë se një ditë më parë.

Numri total i rasteve aktive është 14,406.

Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 764 të shëruar, ndërsa vetëm 55 persona janë në terapi intensive në të gjithë vendin.