TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këto ditë ka bërë bujë në media projekti interesant i fotografes Anjeza Dyrmishi, e cila realizoi një klip ku blogere të njohura me forma trupore të ndryshme dhanë idenë se çdo formë trupore është e bukur. Ky klip ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe së fundmi, këngëtarja Aurela Gaçe e ka publikuar këtë video në profilin e saj në Instagram.
Ajo ka mbështetur këtë nismë, ndërsa ka treguar eksperiencat e saj me kritikat e njerëzve që i kanë bërë për trupin e saj.
“Edhe pse kam 26 vjet në sy të publikut ka akoma njerëz që më thonë s’je mjaftueshëm rregullo këtë, rregullo atë, s’je e gjatë, rrit parakolpin, je e shëndoshë, je dobësuar, mos qesh shumë, mos fol, etj etj. E imagjinon dot sikur për vetëm 1 moment t’i kisha dëgjuar? Më tha para disa ditësh dikush që më bëri disa matje në trup, perfekt tha kraharori me vithet njësoj. Bëj gjoksin tha se je perfekt. E kupton ça bëhet? Më tha je në rregull e pastaj sugjeroi rritjen e përmasave. Pse i thashë? Mendon se do të kem më shumë fansa po e bëra? Apo mendon se do lërë kokën burri për mua? Ngeli. A e kupton se nga çfarë presioni rrethohen vajzat, gratë? Nga njëra-tjetra një herë presion i rrezikshëm. E për të mos folur edhe për gjininë mashkullore, që kërkon perfeksion, a thua se vetë ka rënë nga qielli”, ka shkruar Aurela.
