LIFESTYLE, 12 Tetor 2020, 13:53

Befason aktorja e njohur, zbulon se është bërë nënë për herë të dytë

Befason aktorja e njohur, zbulon se është bërë


Mindy Kaling është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja e mirënjohur ishte e ftuar në spektaklin “The Late Show With Stephen Colbert”, ku i befasoi të gjithë me deklaratën që bëri, duke zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë muajin e kaluar.

Po e them për herë të parë tani, është kaq e çuditshme. Por unë linda një djalë më 3 shtator. E di që ky është lajm befasues për shumë njerëz,” tha aktorja duke zbuluar gjithashtu se e ka pagëzuar me emrin Spencer.  Kaling është gjithashtu nënë e vajzës 2-vjeçare Katherine

https://twitter.com/i/status/1314387086817009666

Ashtu si lindja e Spencer, dhe ajo e Katherinës ishte e papritur për publikun, veçanërisht për ardhuruesit e aktores. Mindy ndau gjithashtu me ndjekësit në Instagram detaje nga pritja e ëmbël gjatë pandemisë së Covid-19.

Të qenurit shtatzënë gjatë pandemisë ishte pak e frikshme. Por kjo më bëri t’i vlerësoj të gjithë mjekët, infermierët dhe profesionistët, të cilët vazhdojnë të punojnë pa u lodhur duke u dhënë trajtim atyre që kanë nevojë, duke vënë në rrezik jetën e tyre.“, tha aktorja.