LIFESTYLE, 10 Tetor 2020, 14:02

Olsi Bylyku tregon sfidën më qesharake në TikTok: U vesha me rrobat e të dashurës


TikTok është kthyer në një nga aplikacionet më të përdorura që tërhoqi akoma më shumë vëmendje gjatë periudhës së pandemisë.

Një ndër “sfidat” më qesharake në këtë aplikacion është që partnerët të ndërrojnë veshjet me njëri-tjetrin.

Këtë “sfidë” e ka realizuar edhe aktori i humorit Olsi Bylyku dhe partnerja e tij, Egli Tako.

Egli shfaqet e veshur me rroba banjo, ndërsa Olsi me një bluzë të bardhë.

Dyshja kanë filmuar veten para pasqyrës dhe në një moment kanë ndryshuar veshjet.

Aktori, pas ndezjes së dritës, shfaqet i veshur me rroba banje ngjyrë rozë të të dashurës dhe i ka bërë të gjithë të qeshin me lëvizjet e tij.