LIFESTYLE, 11 Tetor 2020, 09:11

“Dikur kam punuar si roje në OSBE”, Besnik Tahiri: Sot jam zv. kryeminstër në Kosovë

“Dikur kam punuar si roje në OSBE”, Besnik Tahiri: Sot jam zv.


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë sërish një deklaratë befasuese, ku ka treguar për hapat e parë të karrierës.

Tahiri tha se në moshën e 22-vjeçare ka punuar roje në OSBE, e tashmë është njeriu i dytë në shtet.

“Si 22-vjeçar kam punuar roje në OSBE. Por, sot jam njeriu i dytë në shtet. Kam luftuar shumë, kam humbur shumë zgjedhje. Po kurrë nuk më ka humbur ambicia”, tha Tahiri në emisionin ‘Oksigjen’.

Tahiri u bë zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti pasi pjesë e qeverisë u bë partia e tij, AAK-ja.