LIFESTYLE, 11 Tetor 2020, 14:51

E pazakontë, gruaja sjell në jetë fëmijën në mes provimit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Universitetin Loyola në Chikago ku një grua kuptoi se fëmija e saj po vinte në jetë teksa po jepte provimin. Brianna Hill, e diplomuar në Universitetin e Drejtësisë, ishte në ditët e fundit të shtatzanisë, por nuk e kishte menduar se do të sillte në jetë fëmijën e saj pikërisht aty, në mes të provimit.

“Mendova se do të isha vetëm 28 javëshe shtatzënë kur të merrja provimin”, tha Hill për CNN. “Megjithatë, për shkak të pandemisë, testi u shty në tetor dhe unë do të isha 38 javëshe. Bëja shaka duke thënë se do ta bëja provimin nga shtrati i maternitetit.“, shtoi ajo.

Ndonëse e ndjeu se bebushi po vinte në jetë, ajo tregon se vazhdoi provimin. Hill përfundoi pjesën e parë të provimit dhe disa orë më vonë, lindi një djalë të shëndetshëm, Cassius Phillip. Të nesërmen, stafi i spitalit i siguroi Hill-it një dhomë bosh për të përfunduar provimin që kishte nisur.

“Mora pushimin tim, u përpoqa të rregullohem, telefonova bashkëshortin, mamanë dhe nisa të qaja sepse isha e frikësuar. Pastaj u ula sërish për të mbaruar provimin, derisa të më merrnin që të shkoja në spital.“, shtoi më tej Hill.