TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkimi Europian i ka dërguar një mesazh të qartë Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin, lidhur me konfliktin e gjatë me Ukrainën. Përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini, tha se BE mbështet fuqishëm Ukraninën dhe popullin e saj, duke e cilësuar të paligjshëm aneksimin e Krimeas.
Sipas Mogherinit, BE ka ofruar miliarda euro dhe ka një marrëveshje ambicioze në mbrojtje të Ukrainës.
“Patëm dhe një takim të rëndësishëm sot, mirëpritëm ministrin e Jashtëm të Ukrainës, morëm një pikëpamje të qartë për reforma të këtij vendi dhe për të adresuar konfliktin. I rikonfirmuam atij dhe gjithë popullit të Ukrainës vendosmërinë e fortë të BE për të mbështetur Ukrainën, sovranitetin territorial dhe aneksimin e paligjshëm të Krimeas.
Kemi ofruar mbështetje të mëdha, me miliarda euro, nga BE dhe kemi marrëveshje ambicioze, jemi të vendosur për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e këtij vendi”, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE.